Katër të vdekur në protestat në Kamerun përpara rezultateve të zgjedhjeve

Katër të vdekur në protestat në Kamerun përpara rezultateve të zgjedhjeve

08:47, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën katër persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në protestat e opozitës në kryeqytetin e Kamerun-it, Douala, të dielën, sipas ekipit të fushatës së kandidatit presidencial Issa Tchiroma, i cili rrëzoi udhëheqësin veteran, Paul Biya.

Qindra mbështetës të opozitës dolën në rrugë dhe dogjën goma në kryeqytetin tregtar të Kamerunit të dielën, ndërsa protestat u intensifikuan një ditë para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas raportimeve, policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe “topa uji” për të shpërndarë turmat e mbështetësve të kandidatit të opozitës, Issa Tchiroma. Protestat kanë nisur në disa qytete pasi rezultatet e pjesshme të raportuara nga media lokale treguan se Biya, 92 vjeç, ishte në rrugën drejt fitores, por Issa Tchiroma mundi udhëheqësin veteran Paul Biya në votimin e 12 tetorit.

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për manipulim të votave dhe u ka kërkuar njerëzve të presin rezultatin.

Biya është sundimtari më i vjetër në detyrë në botë dhe ka qenë në pushtet në Kamerun që nga viti 1982. Ndërkohë, një mandat tjetër shtatëvjeçar mund ta mbante atë në pushtet deri në moshën gati 100 vjeç, nëse do të fitonte zgjedhjet.

Ndërsa Tchiroma, një ish-ministër dhe dikur aleat i Biyas, ka thënë se fitoi dhe se nuk do të pranojë asnjë rezultat tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco