Përgatitje për luftë? Anija luftarake amerikane ankorohet pranë brigjeve të Venezuelës

Përgatitje për luftë? Anija luftarake amerikane ankorohet pranë brigjeve të Venezuelës

18:04, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një anije raketore amerikane ka mbërritur në ujërat e Trinidadit dhe Tobagos, arkipelagut të vogël që ndodhet vetëm rreth dhjetë kilometra nga bregdeti i Venezuelës.

Gazetarë vendas konfirmuan praninë e anijes, e cila ishte e dukshme këtë mëngjes pranë brigjeve të kryeqytetit, Port of Spain.

Sipas autoriteteve të Trinidadit, mbërritja e USS Gravely, e shoqëruar nga një njësi e Marinës së SHBA-së, është pjesë e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake me forcat lokale.

Megjithatë, vizita ndodh në një moment tensioni të shtuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, pas akuzave të Karakasit se Uashingtoni po “përgatitet për luftë” nën petkun e një fushate kundër trafikut të drogës në Karaibe.

Deri më tani, as Marina amerikane dhe as qeveria e Venezuelës nuk kanë lëshuar komente të reja lidhur me praninë e USS Gravely në rajon./ ANSA - SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco