Presidenti i Shteteve të Bashkuara u prit në aeroport nga zyrtarë malajezë dhe një turmë spektatorësh që valëvitnin flamuj dhe kërcenin në pritje të një samiti me udhëheqësit e vendeve anëtare të grupit ASEAN.
Kur iu afrua Trump nisi dhe vetë të kërcente.
Trump zbriti në kryeqytetin malajez, Kuala Lumpur, ku sot (26 tetor) nis samiti i Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Trump do të takohet me kryeministrin e Malajzisë, Anëar Ibrahim, dhe do të marrë pjesë në darkën e punës së udhëheqësve SHBA-ASEAN. Më vonë, ai do të udhëtojë për në Tokio dhe do të takohet me kryeministren e re japoneze, Sanae Takaichi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Azi për një javë intensive diplomacie, e cila përfshin edhe një takim shumë të pritur me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
Në qendër të axhendës do të jetë tregtia – një fushë ku tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë rritur sërish.
© SYRI.net