VIDEO/ Gjermani, shemben kullat 160 metra të larta të centraleve bërthamore

VIDEO/ Gjermani, shemben kullat 160 metra të larta të centraleve bërthamore

07:53, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vetëm pak sekonda zgjati, pastaj u bënë histori përfundimisht dy kullat 160 metra të larta të centralit bërthamor në Gundremmingen, Gjermani.

Para syve të mijëra shikuesve, të dy kullat u hodhën në erë.

Aksioni zgjati vetëm 15 sekonda, pastaj u bënë histori kullat ftohëse të centralit bërthamor Gundremmingen, shkruajnë mediat gjermane.

Të dy kullat, 160 metra të larta, u shembën siç ishte planifikuar, duke u zhdukur në një re të madhe pluhuri. Nga dy kolosët prej betoni të armuar mbeti vetëm një grumbull i madh rrënojash.

Ekspertëve të shpërthimit u ndihmoi edhe moti. “Me këtë mot të keq, mund të dalë vetëm një shpërthim i mirë”, tha më herët eksperti i shpërthimeve Gerd Vogel. Mjegulla nuk u shfaq, duke ofruar pamje të qarta për shpërthimin. Ndërkohë, shiu bëri që reja e pluhurit të ishte e kufizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco