Avancimi i planit të Trump për Gazën, Vance viziton të hënën Izraelin

Avancimi i planit të Trump për Gazën, Vance viziton të hënën Izraelin

12:38, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance planifikon të vizitojë Izraelin të hënën, për të diskutuar progresin e marrëveshjes për kthimin e pengjeve të vrarë në Gaza dhe për t'i dhënë fund luftës, raporton lajmet e Channel 12.

Vance do të diskutojë gjithashtu avancimin në fazën e dytë të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka të bëjë me çarmatimin e grupit terrorist Hamas dhe krijimin e një autoriteti alternativ për të administruar Gazën.

Plani, i paraqitur më 29 shtator, kërkon që Hamasi të kthejë menjëherë të gjithë pengjet, të çarmatoset dhe t’ia dorëzojë qeverisjen e Gazës një komiteti teknokratik nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

Qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut e ka mbështetur planin, duke e quajtur atë një “hap të konsiderueshëm” për t’i dhënë fund pranisë ushtarake dhe politike të Hamasit. Në një deklaratë, zyra e kryeministrit izraelit tha: “Hamasi duhet të çarmatoset pa përjashtime dhe t’i përmbahet planit 20-pikësh. Koha e tij po mbaron.”

Hamasi, statuti i të cilit bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit, ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të negociuar një armëpushim afatgjatë në këmbim të krijimit të një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco