Kalimi kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit "ndoshta do të rihapet të dielën", tha Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar të enjten, më 16 tetor, në Napoli, në jug të Italisë, sipas agjencive italiane të lajmeve.
"Kalimi kufitar Rafah ndoshta do të hapet të dielën. Po bëjmë të gjitha përgatitjet dhe marrëveshjet për këtë. Shpresoj se do të hapet; gjithçka është bërë në mënyrë që të mund të hapet", tha ai në margjinat e një takimi të ministrave nga rajoni i Mesdheut, shkruan Syri. net, referuar RFI.
Autoritetet izraelite kishin njoftuar më herët gjatë ditës se data e hapjes së këtij kalimi kufitar do të njoftohej "më vonë".
© SYRI.net