ondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një kontraktor privat i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, ka konfirmuar se nuk ka zhvilluar asnjë operacion në Gaza që nga data 10 tetor, megjithëse është financuar për të operuar deri në fund të nëntorit.
Në një deklaratë për BBC Verify, një zëdhënës i GHF shprehet se nuk është e sigurt nëse organizata do të mund të rifillojë shpërndarjen e ndihmave humanitare në territorin palestinez.
“Aktualisht jemi të pezulluar,” tha zëdhënësi. “Mendojmë se nevoja për ndihmë është ende e madhe dhe urgjente. Qëllimi ynë është të rifillojmë shpërndarjen e ndihmave sa më parë.”
Zëdhënësi shtoi gjithashtu se GHF kishte planifikuar të hapte një qendër të përmirësuar në jug të Gazës – njoftim që ishte bërë nga Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) në fund të muajit gusht. Ai tha se organizata synon të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara për të garantuar shpërndarjen e ndihmës për popullsinë palestineze.
Megjithatë, GHF është përballur me kritika të forta. Kombet e Bashkuara e kanë dënuar ashpër rolin e organizatës pasi qindra njerëz u raportuan të vrarë gjatë tentativave për të marrë ndihma në pikat e shpërndarjes së saj. Në muajin korrik, më shumë se 170 organizata humanitare kishin kërkuar që GHF të mbyllej.
© SYRI.net