Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve

11:12, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ushtria izraelite ka deklaruar se një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi mbrëmë “nuk përputhet me asnjë nga pengjet”.

Sipas BBC, konstatimi ka ardhur nga ana e Izraelit pas ekzaminimeve në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore.

“Hamasi kërkohet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të kthyer pengjet e ndjera”, thuhet në reagimin e autoriteteve izraelite.

Grupi militant palestinez ka dorëzuar të gjithë pengjet e gjallë ditë më parë pas firmosjes së marrëveshjes, ndërsa Izraeli ka kërkuar edhe kthimin pas të trupave që u përkasin pengjeve të vrarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco