Lirimi i pengjeve: Cilët janë hapat e ardhshëm për Izraelin dhe Gazën?

Lirimi i pengjeve: Cilët janë hapat e ardhshëm për Izraelin dhe Gazën?

14:53, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hapat e ardhshëm për Izraelin dhe Gazën mbeten të paqarta, edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshëndeti përfundimin e luftës dhe mori merita për marrëveshjen e armëpushimit, shkruan CNN.

Pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje për të kërkuar paqe në Lindjen e Mesme, nuk ka asnjë shenjë se kur do të zhvillohen bisedimet në nivel të lartë për hapat e mëtejshëm dhe disa pika kyçe mbeten të pazgjidhura.

Familjet e të vrarëve kanë thënë se ishin “të tronditura dhe të zhgënjyera” pasi trupat e vetëm katër pengjeve u kthyen nga Gaza. Kjo ndodhi pasi faza e parë e marrëveshjes arriti të siguronte kthimin e të gjithë 20 pengjeve të gjallë në Izrael të hënën, si dhe lirimin e më shumë se 1,700 të ndaluarve palestinezë dhe 250 të burgosurve.

Në vetë Gazën, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha se synon të rrisë ndihmat që hyjnë në enklavë deri në fund të ditës duke rikthyer qasjen përmes më shumë pikave kufitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco