Gati 2.000 të burgosur palestinezë u liruan sot nga burgjet izraelite në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Zyra e Medias për të Burgosurit, e drejtuar nga Hamasi, bëri të ditur se autobusët që transportonin të burgosurit e liruar nga burgu Ofer, në perëndim të Ramallahut, mbërritën në qytetin Beitunia në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Agjencia zyrtare e lajmeve âWafaâ konfirmoi se 96 tĂ« burgosur qĂ« po vuanin dĂ«nime tĂ« gjata kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« qytet me dy autobusĂ« tĂ« Komitetit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Kryqit tĂ« Kuq (ICRC).
Zyra e Medias për të Burgosurit tha gjithashtu se 154 të burgosur të liruar u deportuan në Egjipt sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas njoftimit, autobusët që transportonin më shumë se 1.700 të burgosur të liruar nga burgu Negev në jug të Izraelit mbërritën në Rripin e Gazës.
âNĂ« bazĂ« tĂ« marrĂ«veshjes aktuale, janĂ« liruar 250 tĂ« burgosur qĂ« po vuanin dĂ«nime tĂ« pĂ«rjetshme ose tĂ« gjata, si dhe 1.718 tĂ« arrestuar nga Gaza pas 7 tetorit 2023â, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e zyrĂ«s.
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit, nga ana e tij, konfirmoi se 1.968 të burgosur palestinezë janë liruar në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Sipas njĂ« gazetari tĂ« Anadolus, grupi i parĂ« i tĂ« liruarve mbĂ«rriti nĂ« Kompleksin MjekĂ«sor âNasserâ nĂ« Khan Younis, nĂ« jug tĂ« GazĂ«s, pĂ«r kontrolle mjekĂ«sore.
Mijëra palestinezë u mblodhën për të mirëpritur të burgosurit e liruar, me qindra që u grumbulluan në oborret e spitalit, ndërsa të tjerë prisnin jashtë për mbërritjen e tyre.
© SYRI.net