Hamasi vendos forca të armatosur në Gaza për të rivendosur autoritetin në vend

Hamasi vendos forca të armatosur në Gaza për të rivendosur autoritetin në vend

10:57, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hamasi ka filluar të vendosë ushtarë dhe policë në disa zona të Gazës, në një përpjekje për të rivendosur autoritetin në territorin e shkatërruar palestinez pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Izraelin ditën e djeshme.

Sipas raportimeve, dhjetëra luftëtarë të Hamasit janë vendosur në një spital në Gazën jugore gjatë lirimit të pengjeve izraelite të hënën në mëngjes, pasi pati raportime për të shtëna.

Hamasi ka thanë se “bashkëpunëtorë dhe tradhtarë” ishin shënjestruar, një referencë për milicinë e mbështetur nga Izraeli në territor, ndërsa persona të armatosur të Hamasit u angazhuan gjithashtu në përleshje me një familje të fuqishme lokale në Qytetin e Gazës.

Dhuna nuk ka gjasa të kërcënojë menjëherë marrëveshjen aktuale të armëpushimit me Izraelin, por ngre shqetësime të konsiderueshme në lidhje me çarmatimin e Hamasit, një dispozitë kyçe, megjithëse e papërcaktuar mirë, e marrëveshjes, dhe sfidat me të cilat do të përballet forca e re stabilizuese e trupave rajonale që do të vendoset në Gaza, shkruan The Gurdian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco