Trump takohet me disa familje të pengjeve

Trump takohet me disa familje të pengjeve

14:28, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura ka publikuar dy foto të takimit të sotëm presidentit të SHBA-së, Donald Trump me përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në Knesset.

Në njërën nga fotografitë është Ruby Chen dhe Ronen Neutra, djemtë e të cilëve, Itay Chen dhe Omer Maxim Neutra, u vranë të dy më 7 tetor 2023. Trupat e dy djemve mbahen ende në Gaza. Paraditen e kësaj të hëne janë lidhur 27 pengje pas marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit. Fillimisht u liruan 7 persona dhe më pas 20.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e trupave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco