Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael për një vizitë që do të zgjasë më pak se katër orë pas armëpushimit të arritur në Gaza.
Ai u prit nga presidenti izraelit Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu, së bashku me shumë ministra dhe zyrtarë.
Trump do të niset nga aeroporti “Ben Gurion” për në Kudsin Perëndimor, si pjesë e vizitës së tij në Izrael, e cila do të zgjasë më pak se katër orë.
Trump mbërriti në Parlamentin izraelit (Knesset) në Kudsin Perëndimor rreth orës 11:00 me kohën lokale.
Ai do të takohet me familjet e pengjeve dhe më pas do të mbajë një fjalim në seancën plenare, si pjesë e vizitës së tij të shpejtë në Izrael përpara se të shkojë në Egjipt për samitin e paqes në Rripin e Gazës.
Menjëherë pas mbërritjes në Parlamentin Izraelit, Trump, i shoqëruar nga Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë, nënshkroi librin e të ftuarve të Knessetit, duke shkruar frazën e mëposhtme: “Është një nder i madh, një ditë e madhe dhe e bukur. Një fillim i ri.”
Trump do të niset nga Izraeli në orën 13:00 sipas orës lokale dhe do të udhëtojë për në Egjipt për të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Sharm el-Sheikh, ku do të diskutohet për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
© SYRI.net