I dërguari i administratës Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff përmes një postimi në “X” ka vlerësuar rolin të Mbretërisë së Bashkuar të cilin e ka quajtur jetësor në bisedimet për të siguruar një armëpushim në Gaza.
Witkoff, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar, lavdëroi kontributin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jonathan Powell.
“Do të doja të pranoja rolin jetësor të Mbretërisë së Bashkuar në ndihmën dhe koordinimin e përpjekjeve që na kanë çuar në këtë ditë historike në Izrael.
Në veçanti, dua të njoh kontributin e jashtëzakonshëm dhe përpjekjet e palodhura të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jonathan Powell”, shkruan ai.
Ky reagim vjen pasi një ministër i kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar të dielën theksoi se Mbretëria e Bashkuar luajti një rol kyç në sigurimin e armëpushimit në Gaza. Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, i quajti komentet e Bridget Phillipson iluzionale, ndërsa zëvendësministrja e jashtme e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Sharren Haskel hodhi poshtë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në përpjekjet e bëra për të sjellë armëpushimin.
© SYRI.net