Përveç lirimit të pengjeve izraelite, pritet që në orët në vijim të lirohen edhe 250 të burgosur palestinezë dhe 1,700 të paraburgosurve nga Gaza, përfshirë 22 fëmijë.
Sipas raporteve të mediave izraelite, të burgosurit aktualisht po përgatiten të largohen nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor.

Ministria e drejtësisë e Izraelit publikoi të premten listën e emrave që do të lirohen, e cila nuk përfshin shtatë figura të profilit të lartë që Hamasi kishte kërkuar si pjesë e shkëmbimit, përfshirë Marwan Barghouti dhe Ahmad Saadat, pavarësisht negociatave të minutës së fundit të dielën.
Dhjetëra familje kanë qëndruar që nga orët e para të mëngjesit jashtë burgut për të përshëndetur të afërmit e tyre.


Sipas planit, rreth 100 të burgosur do të lirohen në Bregun Perëndimor, të tjerë do të deportohen në Gaza ose Egjipt, ndërsa një numër i vogël do të lirohet në Jerusalemin Lindor.
Ky është një moment historik që po ndiqet me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar.
Burimi: BBC/ Përshtati: Syri.Net
© SYRI.net