Historike/ Trump mbërrin në Izrael! Hamasi liron pengjet

Historike/ Trump mbërrin në Izrael! Hamasi liron pengjet

09:26, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka mbërritur në Izrael.

Trump u prit nga homologu i tij izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu.

Presidenti Trump pritet të zhvillojë takime me Netanyahun dhe familjarë të pengjeve të liruara.

Në Izrael ndodhen edhe vajza e Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner. Air Force One u ul në Tel Aviv pak minuta më parë. Netanyahu priti Trump ndërsa bisedonte me aleatin e presidentit amerikan dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.

Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë./ ew/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco