Plani i Paqes/ Trump dhe 20 liderë botërorë do të jenë prezent në samitin e Sharm El-Sheikh

Plani i Paqes/ Trump dhe 20 liderë botërorë do të jenë prezent në samitin e Sharm El-Sheikh

22:39, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trump dhe 20 liderë të tjerë do të marrin pjesë në samit, konfirmon Presidenca Egjiptiane.

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë të hënën në një samit për planin e paqes në Gaza, që do të zhvillohet në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, ka konfirmuar një zëdhënës i Presidencës Egjiptiane.

Sipas tij, më shumë se 20 liderë të tjerë do të jenë gjithashtu pjesë e samitit, i cili do të fokusohet në “një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza”.

“Samiti synon t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës, të forcojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

Ai shtoi se takimi zhvillohet pas “vizionit të Trump për arritjen e paqes në rajon dhe përpjekjeve të tij të pandërprera për t’i dhënë fund konflikteve në mbarë botën”.

Më herët, u raportua se Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe ka deklaruar se do të përdorë takimin për të “shprehur mbështetjen e plotë për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco