Telefonata me Trump, Zelensky: Ndali luftën në Gaza, mund ta bëjë dhe me Moskën! Kievi godet rafinerinë e naftës ruse

Telefonata me Trump, Zelensky: Ndali luftën në Gaza, mund ta bëjë dhe me Moskën! Kievi godet rafinerinë e naftës ruse

19:38, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump.

 “Diskutuam për mbrojtjen ajrore. Një telefonatë shumë produktive. Trump mund ta ndalë luftën,” deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas bisedës telefonike

 “Ai ndaloi luftën në Gaza, mund ta ndalë edhe Moskën,” shtoi Zelensky.

Ndërkohë forcat ukrainase kanë goditur sërish thellë në territorin rus, duke sulmuar një rafineri nafte të kompanisë Bashneft-Unpz në qytetin Ufa, e cila shpërtheu në flakë. Ufa, është  kryeqendra e republikës së Bashkirisë, në veri të Kazakistanit – rreth 1.400 kilometra larg vijës së frontit.

Lajmi raportohet nga agjencia Ukrinform, duke cituar një burim të informuar nga grupi i operacioneve speciale të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU), që dyshohet se ka kryer sulmin me dron.

Kjo është pjesë e strategjisë ukrainase për të goditur industrinë jetike të hidrokarbureve të Rusisë, e cila sipas Kievit është dëmtuar tashmë me rreth 20%.

“Sulmi në Bashkiri është i treti brenda një muaji, në një distancë prej 1.400 kilometrash nga Ukraina. Operacione të tilla tregojnë se nuk ka vende të sigurta në prapavijën e Federatës Ruse. SSU mund të arrijë çdo objektiv në territorin armik që vepron kundër Ukrainës,” theksoi burimi për Ukrinform.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco