Koreja e Veriut ka zbuluar raketën e saj të fundit balistike ndërkontinentale gjatë një parade ushtarake në Phenian, për të shënuar 80-vjetorin e themelimit të partisë në pushtet.
E quajtur Hwasong-20, madhësia e saj tregon se mund të mbajë disa ‘kokërrnaja’ bërthamore.
Ky shtet i izoluar ka vazhduar të zgjojë shqetësime për rritjen e arsenalit të tij bërthamor në vitet e fundit, duke shkaktuar shqetësime në Perëndim dhe më afër kufijve të tij.
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror koreano-verior treguan liderin Kim Jong Un duke mbikëqyrur paradën.
© SYRI.net