Disa persona janë arrestuar gjatë një demonstratë pro-Palestine në Londër. Sipas mediave të huaja, Policia Metropolitane tha se një grup kundër-protestuesish shkelën kushtet e vendosura për marshimin, gjë që çoi në një "përleshje midis disa individëve".
"Oficerët shkuan shpejt në vendngjarje për të ndarë të përfshirët, duke bërë që një numër i vogël personash të arrestoheshin", tha policia.
Qindra mijëra protestues pro-palestinezë pritet të mblidhen për një marshim dhe fjalime në qytet.
Policia ka marrë masa për të parandaluar një përplasje midis marshuesve pro-Palestinezë dhe kundërprotestuesve të Lëvizjes “Stop The Hate”.
© SYRI.net