Katër të vrarë e 12 të plagosur pas një sulmi me armë në Misisipi

Katër të vrarë e 12 të plagosur pas një sulmi me armë në Misisipi

16:28, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Katër persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, katër prej tyre në gjendje kritike, pas një sulmi me armë zjarri në shtetin amerikan të Misisipit.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës (me orën lokale) në rrugën kryesore të qytetit Leland, rreth 190 kilometra në verilindje të kryeqytetit të shtetit, Jackson, tha kryebashkiaku John Lee për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.

Ai shtoi se katër nga të plagosurit u transportuan me helikopter drejt spitalit. Deri tani nuk ka persona të arrestuar.

Sipas kryebashkiakut, qyteti Leland ishte më i gjallë se zakonisht të premten, pasi shkolla e mesme lokale kishte planifikuar një ndeshje futbolli për të shënuar “homecoming”-un, një traditë vjetore amerikane që zhvillohet zakonisht në vjeshtë, ku ish-nxënësit rikthehen për të festuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco