Senatori amerikan, Roger Marshall, ka paralajmëruar se protesta e datës 18 tetor në SHBA do jetë e dhunshme.
Protesta është paralajmëruar nga një organizatë e mbështetur financiarisht nga miliarderi ultra-majtist, George Soros.
Marshall bëri thirrje që të dërgohet Garda Kombëtare për të ruajtur rendin.
“18 tetori është data kur do të fillojë protesta. Kjo do të jetë një protestë e paguar nga Sorosi për protestuesit e tij profesionistë.
Agjitatorët do të shfaqen. Do të na duhet të nxjerrim Gardën Kombëtare. Shpresojmë që do të jetë paqësore. Dyshoj,” tha ai.
Protesta do zhvillohet në disa qytete të SHBA dhe vjen në vazhdim të një serie protestash që kanë përfunduar edhe në dhunë.
Sen. Roger Marshall: "October 18 is when the protest gets here. This will be a Soros paid-for protest for his professional protesters. The agitators show up. We'll have to get the National Guard out. Hopefully it will be peaceful. I doubt it." pic.twitter.com/UkxskdA2mT
© SYRI.net