Kryebashkiakja u torturua në bodrum nga vajza e saj para se ta godiste 13 herë me thikë

Kryebashkiakja u torturua në bodrum nga vajza e saj para se ta godiste 13 herë me thikë

10:44, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

BILD

Dalin në dritë detaje të reja nga sulmi me thikë ndaj kryetares së bashkisë Herdecke në Gjermani, Iris Stalzer.

Të dhëna të reja nga policia, të cilat janë bërë të njohura për BILD, tregojnë gjërat ishin shumë më keq se sa është bërë e njohur më parë.

Kur u mor në pyetje, politikania e socialdemokratëve akuzoi vajzën e saj të adoptuar (17 vjeç). Tani Stalzer ka treguar për policinë se si ka ndodhur ngjarja.

Është ora 12:05 më 7 tetor, kur vajza e adoptuar e Stalzer telefonon qendrën e shpëtimit. Ajo raporton se nëna e saj është sulmuar nga disa burra; është plagosur rëndë, pothuajse nuk mund të fliste.

Shpëtimtarët e gjejnë politikën të gjakosur, ulur në një karrige në dhomën e ndenjes. “E gjeta nënën time kështu, pasi hapa derën e banesës,” i ka thënë vajza policisë, sipas informacioneve të BILD.

Në një spital në Bochum, mjekët konstatojnë 13 plagë thike në pjesën e sipërme të trupit të Iris Stalzer. Përveç kësaj: disa hematoma dhe fraktura në kafkën e viktimës!

Viktima torturohej me sprej deodoranti dhe çakmak

Iris Stalzer tregoi gjithçka për policinë: ajo është torturuar për orë të tëra nga vajza e saj të adoptuar – në bodrumin e shtëpisë së saj.

Ajo u sulmua me sprej deodoranti dhe çakmak, ndërsa vajza përpiqej t’i ndizte flokët dhe rrobat. Gjatë kësaj kohe, vajza e adoptuar tha se dëshironte të hakmerrej. Për çfarë? Ende nuk dihet.

Vajza e adoptuar, sipas raportit, e ka qëlluar politikanen me dy thika, duke i shkaktuar plagë që rrezikojnë jetën. Nuk dihet ende se si Iris Stalzer ka kaluar nga bodrumi tek karrigia në dhomën e ndenjes. Një nga thikat u gjet nga policia në çantën e djalit të adoptuar (15 vjeç). Aty u gjet edhe një rrobë e njollosur me gjak, që besohet se i përkiste 17-vjeçares.

A u fshinë gjurmët e gjakut?

Gjithashtu, sipas BILD, ekspertë të hetimit të gjurmëve në shtëpinë në Herdecke (Renania Veriore-Vestfali) vunë re se  gjurmë të mëdha gjaku me sa duket janë fshirë para se të bëhej telefonata për emergjencë. Megjithatë, këto gjurmë u bënë të dukshme përsëri nga hetuesit. Kjo do të thotë: ishte e mundur që nëna të qëndronte ulur në karrige, duke rrezikuar jetën, ndërsa dikush përpiqej të fshinte gjurmët.

Sipas informacioneve të BILD, që këtë verë ka pasur një përplasje mes nënës dhe vajzës. Flitet për dhunë në familje dhe për një thikë. Po ashtu, edhe me djalin ka pasur tensione të vazhdueshme.

Ja pse nuk ka urdhër-arrest

Prokuroria nuk e sheh më ngjarjen si një tentativë vrasjeje, por si një dëmtim i rrezikshëm i trupit. Arsyeja: fakti që vajza e adoptuar telefonoi shërbimin e emergjencës konsiderohet si një lloj “tërheqjeje nga veprimi”. Për këtë arsye nuk kërkohet një urdhër-arrest.

Të dy fëmijët e adoptuar janë tani nën kujdesin e zyrës për të rinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco