Varri i ish-ministrit francez të drejtësisë Robert Badinter u përdhos të enjten, disa orë përpara se Presidenti Emmanuel Macron të vendoste në kujtim të tij, lule në varrin në qendër të Parisit.
"Turp për ata që kërkuan të njollosin kujtimin e tij. Sonte, ai do të hyjë në Panteon, shtëpinë e përjetshme të ndërgjegjes dhe drejtësisë. Republika është gjithmonë më e fortë se urrejtja", shkroi Macron në platformën sociale X.
Panteoni është një mauzole ku janë varrosur disa nga heronjtë më të shquar kombëtarë të Francës.
Badinter, i cili vdiq në vitin 2024 në moshën 95 vjeç, mbahet mend kryesisht për nxitjen e heqjes së dënimit me vdekje në Francë dhe luftën për dekriminalizimin e homoseksualitetit kur ishte ministër i drejtësisë në vitet 1980.
Cenotafi do të përmbajë rrobën ligjore të Badinterit, tre libra që ai i vlerësonte shumë dhe një kopje të fjalimit të tij më të famshëm, tha Pallati Elysee për Reuters të mërkurën.
Trupi i tij do të mbetet në seksionin hebraik të varrezave Bagneux, pak në jug të Parisit./ Reuters.
© SYRI.net