Debat global për shpërndarjen e fondeve private: Bill Gates dhe George Soros në qendër të akuzave për ndikim në media

Debat global për shpërndarjen e fondeve private: Bill Gates dhe George Soros në qendër të akuzave për ndikim në media

11:47, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur fjala e lirë po kufizohet gjithnjë e më shumë dhe mediat po përballen me trysni politike e financiare, në arenën ndërkombëtare po shtohen debatet mbi ndikimin e fondeve private në përmbajtjen editoriale.

Sipas ekspertëve të komunikimit, financimet e mëdha që shkojnë drejt mediave kryesore kanë rritur dyshimet për ndërhyrje në mënyrën se si trajtohen temat politike dhe ekonomike me ndikim publik.

Image

Bill Gates të cilin “The Guardian” e ka pagëzur si “Shën Bill”, i financon mediat më të rëndësishme të lajmeve në SHBA, duke përfshirë: CNN, NBC, NPR, PBS dhe The Atlantic.

Ai gjithashtu sponsorizon një mori mediesh të huaja me ndikim, duke përfshirë: BBC, The Guardian, Financial Times dhe The Daily Telegraph në Angli; gazeta të shquara evropiane si: Le Monde (Francë), Der Spiegel (Gjermani) dhe El País (Spanjë); si dhe transmetuesit e mëdhenj globalë si Al – Jazeera etj.

 


 

Emrat e të gjitha medieve që financohen nga oligarku Bill Gates, janë të evidentuar në burimet e renditur më poshtë: 

Revealed: Documents Show Bill Gates Has Given $319 Million to Media Outlets

Rikujtojmë gjithashtu se lëvizja e George Soros për të blerë 200 radiostacione në të gjithë vendin, më pak se një muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit duke ngjallur shqetësime intensive veçanërisht te republikanët.

Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve aso-kohe nisi hetimet mes shqetësimeve për “politizimin” dhe ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco