Dominique Pelicot, i cili e drogoi ish-gruan e tij dhe ftoi dhjetëra të panjohur ta përdhunonin atë ka thënë para gjykatës se Husamettin Dogan që po apelon dënimit të tij ishte në dijeni se Gisele Pelicot ishte nën efektin e qetësuesve. Dogan është një nga 51 burrat e dënuar. Ai u dënua me nëntë vjet burg për përdhunimin e Gisèle Pelicot. Ai është i vetmi burrë që e kundërshton dënimin e tij, duke i thënë gjyqit të apelit: “Nuk kam pasur kurrë ndërmend ta përdhunoj atë zonjë.”
Pelicot më tej në dëshminë e tij shtoi se 44-vjeçari, Dogan ishte në dijeni që në fillim dhe se shkoi në shtëpinë e tyre qëllimisht për të abuzuar Gisele.
“Ai e kishte këtë informacion që nga fillimi”, tha Pelicot, duke shtuar se i kishte thënë Doganit në telefon se po kërkoj dikë që të abuzojë me gruan time pasi e ka vënë në gjumë me qetësuese pa dijeninë e saj. Pelicot tha se kishte pranuar se e kishte droguar gruan e tij, e kishte përdhunuar vetë dhe kishte ftuar burra ta përdhunonin.
“Të gjithë e dinin, të gjithë kishin ardhur me të njëjtin qëllim”, tha ai.
Pelicot, një ish-elektricist dhe agjent pasurish të paluajtshme 73-vjeçar, është një nga shkelësit më të këqij të veprave penale seksuale në historinë moderne franceze . Ai po vuan një dënim me 20 vjet burg pasi ai i hodhi në ushqimi gruas së tij të atëhershme tableta gjumi dhe ilaçe kundër ankthit. Ai gjithashtu ftoi dhjetëra burra ta përdhunonin ndërsa ajo ishte pa ndjenja në dhomën e tyre të gjumit në fshatin Mazan të Provencës midis viteve 2011 dhe 2020.
Për seancën dëgjimore të së martës ai u transportua nga burgu i sigurisë së lartë në Francën jugore , ku ndodhet në izolim, në gjykatën e apelit të Nimes për të dhënë dëshmi si dëshmitar në një kabinë të sigurt për dëshmitarë, i rrethuar nga katër oficerë policie.
© SYRI.net