Helikopter i autoriteteve spitalore bie mbi autostradë në Kaliforni, tre persona plagosen rëndë

Helikopter i autoriteteve spitalore bie mbi autostradë në Kaliforni, tre persona plagosen rëndë

10:12, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën tre persona janë plagosur rëndë sot, në Kaliforni, kur një helikopter ra mbi një autostradë. Sipas burimeve, helikopteri ra në Sakramento të Kalifornisë dhe i përkiste autoriteteve spitalore.

Deri tani, nuk ka informacion nëse helikopteri po shkonte me urgjencë drejt spitalit rajonal apo po kthehej prej tij.

Autoritetet ndodhen në vendin e aksidentit dhe po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco