Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë kundër vrasjes së femrave në Buenos Aires, duke kërkuar drejtësi për një vajzë dhe dy gra të reja që u torturuan dhe u vranë në një krim që ka tronditur Argjentinën. Vrasjet brutale të 15-vjeçares Lara Gutierrez dhe Morena Verdi dhe Brenda del Castillo, të dyja 20 vjeç, u transmetuan drejtpërdrejt në mediat sociale. Raportohet se policia beson se një bandë trafikimi droge ishte përgjegjëse për vrasjen e tyre dhe se krimi u transmetua si një paralajmërim për të tjerët.
Viktimat e ngjarjes udhëtuan në një furgon duke besuar se po shkonin në një festë më 19 shtator. Por, autoritetet thanë se kjo ishte pjesë e një plani për të ndëshkuar vajzën dhe gruan e re për shkelje të kodit të bandave, duke shërbyer si një paralajmërim për të tjerët. Trupat e tre viktimave u gjetën të varrosur pranë një pronë në një periferi jugore të Buenos Aires, pesë ditë pasi ata u zhdukën. Në Buenos Aires, të afërmit e viktimave iu bashkuan një marshim drejt Parlamentit të shtunën duke kërkuar drejtësi për gratë dhe vajzën.
"Gratë duhet të mbrohen më shumë se kurrë", u tha gazetarëve në protestë babai i viktmës, Leonel del Castillo.
Ai më parë kishte thënë se ishte e pamundur për të që të identifikonte trupin e vajzës së tij për shkak të abuzimit që i ishte bërë. Një grua vritet nga një burrë çdo 36 orë në Argjentinë, sipas një grupi monitorimi të vrasjeve të grave në vend.
© SYRI.net