Kina ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë humanitare për Iranin dhe Libanin, derisa Washingtoni dhe Teherani po lëvizin drejt fundit të luftës me nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje më vonë gjatë kësaj jave.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Lin Kian, para gazetarëve në Pekin tha se “Kina është thellësisht e pikëlluar nga katastrofa humanitare” e shkaktuar nga konflikti me Iranin dhe përhapja e pasojave të tij, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian.
“Duke marrë parasysh situatën reale në vendet përkatëse, Kina ka vendosur të ofrojë ndihmë humanitare për Iranin dhe Libanin, për të ndihmuar më tej popullsinë e këtyre vendeve në rimëkëmbje dhe rindërtim, si dhe në përmirësimin e ekonomisë dhe kushteve të jetesës”, tha Lin.
Kjo është hera e dytë që nga nisja e luftës kundër Iranit nga SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt që Pekini ofron ndihmë për Teheranin. Më herët, Kina ka dërguar ndihma për Iranin në muajin mars.
Vendimi për të dërguar ndihmë në këto vende vjen teksa SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord për një marrëveshje fillestare të paqes, të ndërmjetësuar nga Pakistani, ndërsa Islamabadi pritet të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të premten në Zvicër.
“Si një mik i mirë i vendeve të Lindjes së Mesme, Kina do të vazhdojë të ofrojë mbështetje, do të bëjë përpjekje të mëtejshme për bisedimet e paqes dhe do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në rivendosjen sa më të shpejtë të paqes dhe qetësisë (në Lindjen e Mesme)”, tha Lin.
Marrëveshja parashikon gjithashtu ndërprerjen e sulmeve izraelite në Liban, ku që nga fillimi i luftës janë vrarë afro 3.800 persona./ AA.
© SYRI.net