Donald Trump këmbënguli se Shtetet e Bashkuara e kishin mundur Iranin “plotësisht”, dhe se memorandumi i mirëkuptimit “ndoshta përbën një dorëzim pa kushte”.
Në një intervistë me Axios, presidenti mori përgjegjësinë për bllokadën detare të imponuar nga SHBA-të.
"Kush tjetër mund të kishte zbatuar një bllokadë si kjo? Unë zbatova një bllokadë detare ku asnjë anije nuk mund të kalonte", tha presidenti.
Trump pranoi për Axios se negocioi marrëveshjen me Iranin, për të parandaluar që konflikti të përshkallëzohej në një depresion ekonomik global.
Megjithatë, ai mohoi se përvoja e kishte dobësuar në ndonjë mënyrë. "Nuk ka kufij për fuqinë time", theksoi ai. "Nuk kam nxjerrë asnjë mësim", shtoi ai./ ANSA.
© SYRI.net