Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se homologu i tij amerikan, Donald Trump, është “më afër se kurrë” me Ukrainën, teksa shprehu shpresën e tij se ky zhvillim do të ndihmojë në rritjen e presionit mbi Rusinë.
[macron] Në një intervistë për rrjetin televiziv saudit Al-Arabiya, Macron theksoi se Trump ka vëzhguar seriozitetin dhe angazhimin e evropianëve, si dhe heroizmin dhe rezistencën e ukrainasve.
“Në këtë kontekst, ai është më afër Ukrainës dhe evropianëve sesa ka qenë ndonjëherë më parë,” tha Macron.
Presidenti francez shtoi se kjo qasje e Trump do të ndihmojë në shtyrjen e Rusisë drejt ndalimit të luftimeve, rikthimit në negociata dhe ndërtimit të një të ardhmeje të qëndrueshme për rajonin dhe më gjerë.
© SYRI.net