Një zyrtar i lartë i FBI-së ka deklaruar se është e parakohshme të mendohet se autori i vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk ka vepruar i vetëm.
“Ky supozim është i parakohshëm. Ky hetim sapo ka filluar. Një sasi e madhe provash është sekuestruar, si dixhitale ashtu edhe fizike,” tha ai.
Burime nga FBI-ja kanë konfirmuar se publiku do të njihet plotësisht me “historinë e errët të internetit, bisedat dhe lidhjet” e autorit, i përshkruar si një vrasës politik i krahut të majtë.
Zyrtari nënvizoi se ekzistojnë të dhëna për grupe online që kanë tentuar të fshijnë apo shkatërrojnë prova, por theksoi se ato janë tashmë në duart e hetuesve.
“Ne kemi gjithçka. Jemi të përqendruar tek elementi i radikalizimit. E vërteta nuk do të fshihet, nuk do të varroset apo klasifikohet. Publiku do ta dijë,” përfundoi ai.
© SYRI.net