Vrasja e Charlie Kirk, autori nuk bashkëpunon me hetuesit! Tyler Robinson qëndron në heshtje dhe nuk pranon të pohojë se është autori

Vrasja e Charlie Kirk, autori nuk bashkëpunon me hetuesit! Tyler Robinson qëndron në heshtje dhe nuk pranon të pohojë se është autori

22:37, 14/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I dyshuari kryesor për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në SHBA, Tyler Robinson, vazhdon të qëndrojë në heshtje përballë autoriteteve dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, ka deklaruar guvernatori i shtetit të Utah.

Sipas guvernatorit, 22-vjeçari nuk ka pranuar të pohojë se është ai autori i ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik amerikan dhe politikën në vend.

Megjithatë, ai shtoi se familja e të dyshuarit po bashkëpunon me autoritetet dhe ka ofruar mbështetje në hetime.

Guvernatori u pyet gjithashtu për një raport të publikuar nga New York Times, sipas të cilit Robinson kishte komunikuar me miqtë e tij përmes platformës Discord, pas të shtënave që i morën jetën mbështetësit të Donald Trump.

Ai konfirmoi ekzistencën e këtyre bisedave, duke thënë:

“E vetmja gjë që mund të konfirmojmë është se këto komunikime kanë ndodhur. Dhe askush në atë moment nuk e besonte se ai ishte autori i vërtetë.”

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa publiku dhe institucionet kërkojnë përgjigje për një vrasje që ka ndezur debat të fortë politik dhe shoqëror në Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco