Vendi më i lirë në botë për të jetuar për të 5-in vit radhazi? Ja pse Vietnami po bën botën për vete

Vendi më i lirë në botë për të jetuar për të 5-in vit radhazi? Ja pse Vietnami po bën botën për vete

18:44, 09/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të pestin vit me radhë, Vietnam është shpallur vendi më i lirë në botë për të jetuar, sipas raportit të InterNations. Ky vlerësim nuk vlen vetëm për vendasit, por edhe për turistët e huaj apo të huajt që zgjedhin të jetojnë e punojnë aty.

Sipas të dhënave, 89% e punonjësve ndërkombëtarë të vendosur në Vietnam shprehen të kënaqur me koston e ulët të jetesës, ndërsa 87% pohojnë se të ardhurat e tyre janë më se të mjaftueshme për një jetë komode.

Vendi është kthyer në një destinacion të preferuar për historinë, kuzhinën e pasur dhe peizazhet e larmishme. Po ashtu, konsiderohet një shtet i sigurt dhe i qëndrueshëm, duke u renditur i 38-ti mes 163 vendeve në Indeksin Global të Paqes.

Çmimet në Vietnam janë dukshëm të ulëta: Një vakt në restorant ekonomik kushton vetëm 1,61 €, ndërsa një darkë për dy persona rreth 23 €. Një kilogram banane shitet 0,87 €, ndërsa litri i benzinës kushton vetëm 0,71 €.

Abonimi mujor i transportit publik është 6,90 €, ndërsa një udhëtim me taksi për 1 km kushton vetëm 0,46 €.

Ky raport e vendos Vietnamin në krye të listës së 10 vendeve më të lira për të jetuar, ndjekur nga Kolumbia, Panama, Kina, Tailanda, Indonezia, Filipinet, Meksika, Malajzia dhe Brazili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco