'Krishtlindjet do të jenë më 1 tetor!' Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA-në

'Krishtlindjet do të jenë më 1 tetor!' Vendimi i Maduros për të harruar tensionet me SHBA-në

13:33, 09/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Krishtlindjet vijnë herët në Karakas dhe kjo nuk ka të bëjë fare me temperaturat.

Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës, ka vendosur t'i çojë festat e Krishtlindjeve më shpejt, duke përsëritur një traditë që ka qenë në modë për disa vite.

Udhëheqësi i vendit të Amerikës së Jugut e bëri njoftimin drejtpërdrejt në televizionin kombëtar gjatë programit të tij "Con Maduro +", të transmetuar në televizionin shtetëror.

Në vitin 2025, ai do ta transformojë përsëri 1 tetorin në 25 dhjetor. Sipas tij kjo zgjedhje bëhet për të "mbrojtur të drejtën e popullit venezuelian për gëzim, lumturi dhe kulturë".

Që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, trashëgimtari i Hugo Chavez i ka ndryshuar vazhdimisht festat sipas dëshirës.

Maduro siguron se edhe këtë herë, se afrimi i Krishtlindjeve është thjesht mënyra e tij për t'i bërë "homazh" popullit, sikur të ishte një formë e thjeshtë falënderimi. Por realiteti duket disi ndryshe, të paktën duke gjykuar nga koha e vendimeve të caktuara.

Dymbëdhjetë muaj më parë, u mor vendimi për të afruar festat e Krishtlindjeve në fillim të tetorit me qëllimin e shprehur të qetësimit të tensioneve.

Karakasi dhe rrethinat e tij ishin një fuçi baruti pas protestave të ashpra popullore të shkaktuara nga rezultatet e diskutueshme të zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut 2024.

Megjithatë, këtë vit, vendimi duket se është ndikuar nga tensionet e fundit me Shtetet e Bashkuara, të cilat Maduro shpreson t'i bëjë venezuelianët të harrojnë, duke imponuar një atmosferë festive.

Shumë venezuelianë heshtin nga frika e hakmarrjes, por herë pas here ndonjë zë kundërshtues arrin të ngrihet në protestë. Vitin e kaluar, Kisha deklaroi autonominë e saj për të sfiduar vendimin për të sjellë Krishtlindjet më shpejt, përmes Konferencës Episkopale Venezueliane (CEV): "Krishtlindja është një festë universale. Mënyra dhe koha e festimit të saj janë përgjegjësi e autoritetit kishtar. Kjo festë nuk duhet të përdoret për propagandë specifike ose qëllime politike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco