Sipas raporteve nga Channel 12 në Izrael, SHBA ka dorëzuar një propozim për marrëveshjen që synon lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e konfliktit në Rripin e Gazës. Një pikë kyçe e këtij propozimi është klauzola që rregullon tërheqjen e forcave izraelite nga territori i Gazës.
Burimet izraelite bëjnë me dije se tërheqja e plotë, pa përjashtime, do të ndodhë vetëm pasi qeveria e re në Gaza të garantojë sigurinë. Izraeli e ka pranuar këtë klauzolë me kënaqësi, duke theksuar se nuk kërkohet një tërheqje të pakushtëzuar.
Nga ana tjetër, Hamasi e konsideron këtë klauzolë si një “kurth”, duke argumentuar se ajo i jep Izraelit të drejtën e vetos mbi kohën dhe mënyrën e tërheqjes, si dhe mbi konfigurimin e qeverisjes së ardhshme në Rripin e Gazës, një ditë pas përfundimit të konfliktit.
© SYRI.net