Gjyshi shkoi të merrte nipin e tij në kopësht, solli në shtëpi fëmijën e gabuar

Gjyshi shkoi të merrte nipin e tij në kopësht, solli në shtëpi fëmijën e gabuar

10:42, 04/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një kopsht në Sydney, Australi, ku një burrë i paidentifikuar shkoi të merrte nipin e tij, por gabimisht mori një fëmijë tjetër dhe e çoi në shtëpi. Për pasojë, institucionet e arsimit dhe kujdesit kanë nisur një hetim, ndërsa një mësuese është pezulluar nga puna.

Ngjarja u zbulua kur nëna e djalit njëvjeçar mbërriti në kopsht për të marrë fëmijën dhe kuptoi se ai mungonte. “Nuk mund ta shpjegoj atë ndjenjë. Ne nuk e fajësojmë atë. Nuk jemi të zemëruar me të, fajësojmë kopshtin”, tha ajo për mediat australiane.

Sipas raportimeve, gjyshi e kishte marrë gabimisht djalin, i cili po flinte në dhomën e errët të qendrës, dhe e kishte çuar në shtëpi. Gruaja e tij theksoi se burri u trondit shumë kur kuptoi gabimin dhe menjëherë e ktheu fëmijën. “Jam shumë e lumtur që i vogli ishte mirë”, shtoi ajo.

Agjencia Rregullatore Australiane e Arsimit dhe Kujdesit për Fëmijët deklaroi se po kryen një “hetim të plotë” mbi incidentin, ndërsa Policia e Uellsit të Ri Jugor është informuar, por nuk ka hapur një çështje penale.

Drejtuesja e kopshtit “First Steps”, Tricia Hasty, kërkoi ndjesë familjeve, duke e cilësuar ngjarjen si një “rast të izoluar”. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Bangor ose në ndonjë nga qendrat tona të tjera”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco