Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Romanca me vartësen i kushton karrierën! Shkarkohet CEO -ja i një tjetër kompanie të njohur

Romanca me vartësen i kushton karrierën! Shkarkohet CEO -ja i një tjetër kompanie të njohur

22:34, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tërmet në kompaninë zvicerane Nestle. Kompania ka shkarkuar, me efekt të menjëhershëm, drejtorin ekzekutiv, Laurent Freixe, për shkak të një lidhjeje sentimentale të fshehtë me një vartëse të tij, duhet në deklaratën e kompanisë zvicerane.

 “Bëhet fjalë për një vendim të domosdoshëm. Vlerat dhe qeverisja e Nestlé janë themelet e forta të kompanisë sonë. Falënderoj Laurent për vitet e shërbimit,” tha presidenti Paul Bulcke.

Laurent akuzohet se ka shkelur kodin e sjelljes së Nestlé, pasi çifti duhej të kishte bërë publike marrëdhënien.

Në vend të tij, bordi ka emëruar Philipp Navratil, i cili që nga prilli 2024 ishte përgjegjës për Nespresso, markë e njohur e kafesë

“Largimi i Laurent Freixe ndodhi pas një hetimi mbi një marrëdhënie sentimentale të padeklaruar me një punonjëse të tij të drejtpërdrejtë, duke shkelur kështu kodin e sjelljes së Nestlé,” sqaron njoftimi. 

Zbulimi u bë pas një hetimi të kërkuar nga bordi dhe i mbikëqyrur nga presidenti Bulcke dhe drejtori kryesor i pavarur Pablo Isla, me mbështetjen e një konsulenti të jashtëm.

Rasti kujton shkarkimin e Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike me seli në Neë York, Astronomer, i cili dha dorëheqjen pasi u pa i përqafuar përgjegjësen e tij të burimeve njerëzore, Kristin Cabot, në një “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay më 16 korrik në Gillette Stadium, Foxborough, Massachusetts. /Repubblica/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco