Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Vrasja e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas në mes të rrugës, Zelensky: U arrestua i dyshuari

Vrasja e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas në mes të rrugës, Zelensky: U arrestua i dyshuari

10:41, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një person është arrestuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy.

Ai u qëllua me armë zjarri në një rrugë të qytetit perëndimor të Lvivit.

“Ministri i BrendshĂ«m, Ihor Klymenko, dhe kreu i ShĂ«rbimit tĂ« SigurisĂ« sĂ« UkrainĂ«s, Vasyl Maliuk, sapo raportuan pĂ«r arrestimin e njĂ« tĂ« dyshuari pĂ«r vrasjen e Andriy Parubiyt”, shkroi Zelensky nĂ« X, mbrĂ«mjen e 31 gushtit.

“Veprimet e nevojshme hetimore janĂ« duke vazhduar. Kam urdhĂ«ruar qĂ« informacioni i disponueshĂ«m, t’i prezantohet publikut. I falĂ«nderoj oficerĂ«t tanĂ« tĂ« zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r punĂ«n e tyre tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar. TĂ« gjitha rrethanat e kĂ«saj vrasjeje tĂ« tmerrshme duhet tĂ« bĂ«hen tĂ« qarta”, shtoi ai, pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« tjera.

Sipas një korrespondenti të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, i cili ishte në vendngjarje, Parubiy u qëllua për vdekje rreth mesditës më 30 gusht, në rrugën Jefremova, pranë banesës së tij.

Autoritetet e zbatimit të ligjit konfirmuan se 54-vjeçari vdiq menjëherë nga plagët e marra.

Prokuroria e PĂ«rgjithshme e UkrainĂ«s tha se ka nisur hetimet pĂ«r vrasje dhe se sulmuesi Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim pĂ«r “vrasje me paramendim”.

Disa bashkëpunëtorë të Parubiyt e fajësuan Rusinë për vrasjen.

LigjvĂ«nĂ«si Mykola Knyazhytskiy tha se beson se vrasja e Parubiyt Ă«shtĂ« “hakmarrje e RusisĂ« pĂ«r qĂ«ndrimet e tij”.

Ai tha se Parubiy është bërë objektiv për shkak të mbështetjes së tij ndaj sovranitetit, sigurisë dhe unitetit të Ukrainës, përballë pushtimit rus.

Parubiy kishte rol të rëndësishëm në protestat e Maidanit gjatë viteve 2013-2014, të njohura në Ukrainë si Revolucioni i Dinjitetit.

KĂ«to protesta u zhvilluan pĂ«r shkak tĂ« vendimit tĂ« presidentit tĂ« atĂ«hershĂ«m, Viktor Yanukovych, pĂ«r ta larguar UkrainĂ«n nga Bashkimi Evropian dhe pĂ«r t’u afruar me RusinĂ« – njĂ« vendim ky qĂ« çoi nĂ« rrĂ«zimin e tij dhe arratinĂ« drejt RusisĂ«./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco