Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, Edi Rama humb mandatin e parë

Tërmeti tragjik në Afganistan, mjeku: Në spital vjen një pacient çdo 5 minuta

Tërmeti tragjik në Afganistan, mjeku: Në spital vjen një pacient çdo 5 minuta

10:24, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dr. Muladad nuk ka mundur të flejë gjatë natës, pasi ka udhëhequr ekipin e tij për të trajtuar një valë të madhe pacientësh.

Ai është drejtori i spitalit provincial në Asadabad, kryeqyteti i provincës Kunar një vend i prekur nga tërmeti i fortë në Afganistan.

Ai thotë se po pranojnë “nga një pacient çdo pesë minuta” dhe se i gjithë spitali është mbushur plot me të plagosur.

Sipas tij, në orët e fundit janë sjellë në spital 188 persona të plagosur – përfshirë gra dhe fëmijë dhe për shkak të mungesës së shtretërve, disa prej tyre janë detyruar të shtrihen në tokë.

Dr. Muladad e përshkroi situatën si një “krizë” që nuk do ta kishte imagjinuar kurrë dhe ka shpallur gjendjen e emergjencës në spital.

Rreth 250 persona të plagosur janë transportuar në spitalin kryesor të provincës fqinje, Nangarhar.

Katër trupa të pajetë janë dërguar deri tani në spitalin e tij, ndërsa Dr. Muladad shton se dhjetëra trupa të tjerë janë dërguar në klinika të tjera lokale.

Një tërmet i fuqishëm 6 ballë është shënuar në Afganistan ku deri tani janë shënuar mbi 600 viktima dhe mijëra të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco