Kriza në Indonezi: Presidenti Subianto anulon vizitën në Kinë për shkak të protestave masive

Kriza në Indonezi: Presidenti Subianto anulon vizitën në Kinë për shkak të protestave masive

18:34, 31/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka anuluar vizitën e planifikuar në Kinë, ku duhej të merrte pjesë në “Paradën e Fitoreve” në Pekin, e organizuar për përkujtimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Vendimi u mor pas përhapjes së protestave që kishin nisur në kryeqytetin Xhakarta dhe u shtrinë në qytete të tjera të vendit.

Zyra presidenciale njoftoi se Subianto do të qëndrojë në vend për të monitoruar situatën dhe për të kërkuar zgjidhjet më të mira. “Presidenti i kërkon falje qeverisë kineze për mungesën e tij,” tha zëdhënësi Prasetyo Hadi.

Demonstratat filluan pas vdekjes së një shoferi motoçiklete që u godit nga një makinë policie pranë parlamentit. Dhuna midis policisë dhe protestuesve, të cilët kërkonin rritje të pagave për parlamentarët dhe investime më të mëdha në arsim, është rritur në qytete të ndryshme.

Të shtunën, protestuesit i vunë zjarrin ndërtesave të parlamentit rajonal në tre provinca: Nusa Tenggara Perëndimore, Pekalongan në Java Qendrore dhe Cirebon në Java Perëndimore. Një ditë më parë, tre persona humbën jetën në një zjarr në ndërtesën e parlamentit në Makasar.

Image

Autoritetet përdorën gaz lotsjellës në Bali, ndërkohë që qeveria fajëson përhapjen e dezinformatave në mediat sociale, përfshirë TikTok dhe Meta, për rritjen e ndjenjave antiqeveritare. Përfaqësuesit e këtyre platformave u kanë kërkuar të rrisin moderimin e përmbajtjes dhe të çaktivizojnë transmetimet në kohë reale.

Kjo situatë përbën sfidën e parë të madhe për qeverinë e Subiantos, e cila është në pushtet për më pak se një vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco