Ushtria izraelite njoftoi sot se ka shënjestruar dhe eliminuar zëdhënësin e krahut ushtarak të lëvizjes palestineze Hamas, Abu Obeid, në Rripin e Gazës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se operacioni nuk ka përfunduar dhe se objektiv janë edhe udhëheqësit e tjerë të Hamasit jashtë vendit.
“Dje goditëm një nga udhëheqësit e rangut të lartë të Hamasit, Abu Obeid. Shumica e udhëheqësve të Hamasit janë jashtë vendit dhe ne do t’i godasim edhe ata”, tha Zamir.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e përshkroi zëdhënësin si “terrorist” dhe deklaroi se ai tani i është bashkuar “të tjerëve të eliminuar nga boshti i së keqes” që përfshin Iranin, Libanin dhe Jemenin.
Nga ana tjetër, Hamasi, kundër të cilit Izraeli është në luftë në Rripin e Gazës, nuk ka reaguar ende për këtë sulm.
© SYRI.net