Vritet në Gaza zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit

Vritet në Gaza zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit

10:21, 31/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida, u vra në një sulm të Forcave të Armatosura Izraelite (IDF) në qytetin e Gazës, raportoi të dielën kanali saudit Al Arabiya, duke cituar një burim palestinez.

Burimi i tha Al Arabiya se IDF goditi apartamentin ku ndodhej Abu Obeida, duke e vrarë atë dhe të gjithë të tjerët që ishin brenda, dhe se familja e tij dhe udhëheqësit e Brigadave Qassam konfirmuan vdekjen e tij.

IDF kreu sulmin duke synuar 'një terrorist të lartë të Hamasit në Qytetin e Gazës', konfirmuan IDF dhe Shin Bet në një deklaratë të përbashkët të shtunën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco