Vrasja e ish-kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, a fshihet Moska pas ekzekutimit?

Vrasja e ish-kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, a fshihet Moska pas ekzekutimit?

18:47, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ukrainase po heton disa pista në lidhje me vrasjen e e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas, Andrii Parubiy, mes tyre dhe pistën ruse.

Lajmi u bë i ditur nga Oleksandr Shlyakhovsky, shefi i policisë në rajonin e Lvivit, gjatë një deklarate për shtyp, duke shtuar se Parubiy është qëlluar me 8 plumba.

Edhe kreu i zyrës së prokurorit rajonal të Lvivit, Mykola Meret, tha se versioni i një gjurme ruse nuk mund të përjashtohet dhe aktualisht është në fazë verifikimi.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për arrestimin e vrasësit të Andriy Parubiy, ish-kryetar i Parlamentit ukrainas dhe sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Pamjet e kamerave të sigurisë në Lviv tregojnë se personi që e ekzekutoi me 8 plumba ishte i “maskuar” si shpërndarës i Glovo-s. Pas atentatit në distancë të afërt, autori, që mbante një helmetë të plotë, u largua me një biçikletë elektrike.

Nën drejtimin e Prokurorisë rajonale të Lvivit është hapur një hetim paraprak për atë që është cilësuar si vrasje me paramendim.

“Ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko dhe prokurori i Përgjithshëm Ruslan Kravçenko sapo raportuan për rrethanat e para të një vrasjeje të tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë”, shkroi presidenti Volodymyr Zelensky në X.

Zelensky i shprehu ngushëllime familjes dhe të afërmve të Parubiyt, duke shtuar: “Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë angazhuar për hetimin dhe kërkimin e vrasësit”.

Me shume: Dalin pamjet nga momenti i vrasjes së ish-kryetarit të parlamentit ukrainas, autori u maskua si shpërndarës në Lviv

 Kush ishte Parubiy?

Parubiy, 54 vjeç, ishte anëtar i Parlamentit dhe kishte shërbyer si kryetar i tij nga prilli 2016 deri në gusht 2019, dhe ishte një nga udhëheqësit e protestave të viteve 2013–14 që kërkonin lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu kishte qenë sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës nga shkurti deri në gusht 2014, në periudhën kur nisi lufta në lindje të vendit dhe Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco