Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra është shkarkuar nga detyra nga Gjykata Kushtetuese. Shkarkimi i saj ka ardhur pas dyshimeve për shkelje të etikës pas vetëm një viti në pushtet. Shkarkimi i saj është një tjetër goditje shkatërruese dinastisë politike Shinawatra, që mund të sjellë një periudhë të re trazirash në Bangkok.
Në vendim gjykata tha se Paetongtarn shkeli etikën në një telefonatë të publikuar në qershor, gjatë së cilës ajo u duk sikur i bënte një nder ish-liderit të fuqishëm të Kamboxhias, Hun Sen kur të dy vendet ishin në prag të një konflikti të armatosur kufitar.
Vendimi i hap rrugën zgjedhjes nga parlamenti të një kryeministri të ri, një proces që mund të zvarritet, me partinë qeverisëse Pheu Thai të Paetongtarn që po humbet fuqinë negociuese dhe përballet me një sfidë për të mbështetur një aleancë të brishtë me një shumicë shumë të ngushtë.
Shinawatra tha se u përpoq të bënte atë që ishte më e mira për vendin gjatë telefonates me kryeministrin kamboxhian Hun Sen. Sipasa saj qëllimet ishin për interesat më të mira të vendit, jo për përfitime personale.
“Vendimi i sotëm ka sjellë një ndryshim në politikën tajlandeze, të gjithë duhet të ndihmojmë, të gjitha palët, qeveria dhe opozita, njerëzit, të gjithë duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar stabilitet politik dhe për të siguruar që të mos ketë asnjë pikë kthese tjetër”, tha ajo.
© SYRI.net