Zbulimi i dy faqeve pornografike në Itali - Pse 'Phica' përbën më shumë problem se sa 'Mia Moglie'

Zbulimi i dy faqeve pornografike në Itali - Pse 'Phica' përbën më shumë problem se sa 'Mia Moglie'

18:56, 29/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Foto të vjedhura të grave, të publikuara pa miratimin e tyre dhe të komentuara nga persona të panjohur. Janë dy raste të ngjashme dhe në thelb, mbeten dhunë digjitale kundrejt grave të vërteta, por përbëjnë ndryshim në menaxhim, zgjidhje dhe pasoja, shkruan Il Corriere della Sera.

Grupi në Facebook “Mia Moglie”, ku postoheshin foto të grave dhe të dashurave, por jo vetëm, ushqenin urinë e 32 mijë burrave. Nga ana tjetër, faqja Phica.eu që më parë njihej si Phica.net, ishte një rrëmujë imazhesh pornografike të grave, përfshirë figura institucionale, vajza të televizionit dhe gazetare.

Ndryshimi parësor është platforma ku ofrohet përmbajtja.

“Mia Moglie” gjendet në Meta, e cila përcakton rregullat që përdoruesi duhet të ndjekë. Në këtë rast, raportimet e përdoruesve janë të dobishme që kompania të informohet për shkeljen e rregullave dhe politikave.

Por Phica.eu është një faqe interneti që me gjasë menaxhohet në serverë të huaj dhe nuk mund t’u nënshtrohet rregullave që parashtron një kompani private për përdoruesit.

Si Phica.net, e cila është adresa origjinale që u hap në vitin 2005, ashtu edhe ajo që mbaron me “.eu”, lidhen me të njëjtën platformë falë një sistemi. Pra, kur përdoruesi klikon të parën, serveri e dërgon automatikisht te adresa e re. Ky sistem përdoret edhe nga platformat e paligjshme të transmetimit kur faqja bllokohet nga qeveria.

Në rastin e Phica.eu, mund të dalin në pah krime si njollosja e imazhit dhe përdorimi i paligjshëm i fotove dhe videove me përmbajtje seksuale që quhet “pornografi hakmarrëse”. Në rastin e komenteve të rënda, mund të jetë nxitje e krimit, sidomos për postimet ku të tjerët nxiten për krime si dhuna seksuale, deri në krime për përbuzje të funksionarëve shtetërorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco