Më shumë se 20 banorë të Luizianës janë infektuar me bakterien Vibrio vulnificus, e cila mund të shkaktojë sëmundje nëse konsumohen ushqime deti të papërpunuara ose të pagatuara mjaftueshëm. Dy persona që kishin ngrënë (Oysters) goca deti të gjalla kanë humbur jetën, njoftuan autoritetet shëndetësore të shtetit amerikan.
Sipas NBC News, shkaku i vdekjeve lidhet me bakterien Vibrio vulnificus, e njohur ndryshe si “bakteria që ha mishin”, e cila gjendet natyrshëm në ujërat e ngrohta bregdetare dhe është më e përhapur gjatë muajve maj–tetor. Zyrtarët shëndetësorë shpjegojnë se infeksioni mund të ndodhë kur një plagë e hapur bie në kontakt me ujin bregdetar ose kur konsumohen ushqime deti të papërpunuara.
Përveç dy rasteve fatale të lidhura me konsumimin e gocave, këtë vit në Luizianë kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë pas infektimit me këtë bakter. Sipas Departamentit të Shëndetësisë së Luizianës, që prej fillimit të vitit janë raportuar gjithsej 22 raste infektimi, të cilat kanë kërkuar trajtim spitalor.
© SYRI.net