Në një shkrim publikuar sot e përditshmja franceze 'le Figaro' shtron pyetjen a po përgatitet 72-vjeçari Tony Blair për kthimin e tij në Gaza?
Ish-kryeministri britanik, i cili shërbeu nga viti 2007 deri në vitin 2015 si i dërguari special i Kuartetit (Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara) për procesin e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, mori pjesë në një takim kete jave në Shtëpinë e Bardhë kushtuar planeve për periudhën e pasluftës në Rripin e Gazës.
Nuk janë publikuar detaje rreth takimit, por i pyetur nga le Figaro një nga ish-bashkëpunëtorët e Tony Blerit kur ky punonte për Kuartetin shpertheu me indinjate : "Po pse po fut hundet serish ne kete dosje Tony Blair? Çfarë turpi!" . "Por nuk jam i befasuar", shton ky burim, i cili punoi me Bler për disa vite ne misionin e tij te Kuartetit ne Lindjen e Mesme.
" Që nga fillimi i këtij misioni kjo ka qenë ambicia e Tony Bler : të fitonte para duke krijuar lidhje biznesi ne Lindjen e Mesme nen petkun e te derguarit te posaçem te Kuartetit".
Kur u pyet nga shtypi britanik, Instituti Tony Blair për Ndryshim Global (TBI), fondacioni i tij, deklaroi se ky është në kontakt "me grupe dhe organizata të shumta me plane pas luftës në Gaza", por specifikoi se "nuk mbështet asnjë iniciativë që synon zhvendosjen e banorëve të Gazës".
Pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili vrau më shumë se 1,200 izraelitë, kryesisht civilë, shteti hebre nisi një fushatë bombardimi që rezultoi në vdekjen e më shumë se 60,000 palestinezëve, kryesisht civilë, sipas shifrave të Hamasit të konfirmuara nga Kombet e Bashkuara. Enklava, ku uria është e përhapur, është shkatërruar kryesisht, ndërsa negociatat me Hamasin për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite janë në bllokim. Qeveria e Benjamin Netanyahut synon të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës në javët e ardhshme dhe të dëbojë banorët e saj në jug, ku frika e një dëbimi masiv mbetet e lartë.
Tony Blair, reputacioni i të cilit u njollos nga mbështetja e tij për pushtimin katastrofik të Irakut nga SHBA-ja në vitin 2003, është aktiv prapa skenave përmes fondacionit të tij. Ai shkoi në Shtëpinë e Bardhë në korrik, ditën kur Benjamin Netanyahu u takua me Donald Trump në Uashington. Disa ditë më vonë, sipas sitit informativ Axios, Tony Blair informoi udhëheqësin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas mbi bisedimet e tij në Uashington.
Interesi i ish-kryeministrit britanik për Rripin e Gazës daton që nga presidenca e Biden, gjatë së cilës ai pati kontaktin fillestar me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed, sipas Axios, i cili pohon se Tony Blair është "i afërt me Benjamin Netanyahun dhe këshilltarin e tij më të ngushtë, Ron Dermer, përgjegjës për situatën e pasluftës në Gaza".
Kjo konfirmohet nga ish-bashkëpunëtori i tij ne Kuartet. “Tony Blair ishte i vetëkënaqur nga marredhenia e tij me Netanyahun,” kujton ai. “Pas rikthimit të tij në pushtet në vitin 2009, Netanyahu i tha se nuk do të fliste me Mahmoud Abbasin sepse një e treta e popullsisë palestineze, ajo e Gazës, ishte jashtë kontrollit të tij, dhe Blair nuk bëri asgjë për të ndihmuar kreun e Autoritetit Palestinez.
Ai pranoi që Abbasi të diskreditohej. Misioni i tij ishte një dështim. E vetmja arritje e Tony Bler, siç talleshin me të njerëzit në Jerusalem në atë kohë, ishte rritja e numrit të postoblloqeve rreth para hotelit American Colony , nje hotel lluksoz ku ai qëndronte rregullisht në Jerusalem.
Tony Blair është një nga përgjegjësit e varrosjes se procesit të paqes dhe sot është gati të mbulojë krimet e luftës për hir të fitimeve personale në para dhe për të mbetur mediatok. Edhe kur punonte per paqen i paguar nga Kuarteti, ai preferonte te rrinte më shumë në shoqëri të biznesmenëve në orbitën e zotit Netanyahu » dëshmon ish-bashkepunetori i Bler.
Tony Blair dha dorëheqjen nga Kuarteti në vitin 2015.
Sipas të përditshmes britanike The Guardian, projekti në të cilin po punon Instituti Tony Blair për Ndryshim Global (TBI) udhëhiqet nga biznesmenë izraelitë me konsulencë firmash keshillimi amerikane".
© SYRI.net