Guvernatorja e Rezervës Federale, Lisa Cook, ka paditur Presidentin Donald Trump për përpjekjen e tij për ta shkarkuar atë, duke hapur kështu një betejë të mundshme ligjore me pasoja për autonominë e bankës qendrore të SHBA-së.
Cook i ka kërkuar gjykatës ta shpallë urdhrin e shkarkimit të Trump “të paligjshëm dhe të pavlefshëm”, dhe gjithashtu emëroi Kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Poëell, si të pandehur.
Trump ka thënë se kishte “arsye të mjaftueshme” për të besuar se Cook kishte bërë deklarata të rreme në lidhje me hipotekën e saj dhe përmendi fuqitë kushtetuese të cilat ai tha se i lejonin ta shkarkonte atë. Cook më parë tha se “nuk ekziston asnjë shkak sipas ligjit” për ta shkarkuar atë.
Presidenti ka ushtruar presion në rritje mbi Rezervën Federale për shkak të asaj që ai e sheh si një “mungesë vullneti për të ulur normat e interesit”.
Cook është pjesë e bordit përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit në SHBA.
Padia e së enjtes ka të ngjarë të sjellë një numër sfidash ligjore që mund të përfundojnë në Gjykatën Supreme të SHBA-së.
© SYRI.net