Rusia nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Ukrainën për vendosjen e një armëpushimi ajror, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një deklarate për gazetarët, në sfondin e sulmit të fundit të përgjakshëm në Kiev dhe reagimeve të shumta ndërkombëtare.
“Nuk është arritur asnjë marrëveshje për këtë çështje. E përsëris: gjithçka që lidhet me përpjekjet për një zgjidhje duhet të trajtohet në mënyrë diskrete,” u shpreh Peskov, duke iu referuar mundësisë së negociatave për një ndalim të përkohshëm të sulmeve ajrore.
Ai këmbënguli gjithashtu se forcat ruse vazhdojnë të godasin vetëm objektiva ushtarake dhe “kryesisht infrastruktura me karakter ushtarak”.
Deklaratat e Peskovit vijnë pasi presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, sugjeroi më herët se një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë mund të fillojë me një armëpushim ajror.
© SYRI.net